Në përvjetorin e fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në Tiranë, qytetarët u bënë pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. Në marshim shumë ukrainas të strehuar në Tiranë , tregojnë për Report TV ankthin dhe lutjet për çlirimin e vendit të tyre
“Jemi këtu prej 1 muaji e 20 ditësh. Kemi pjeëtarë të familjes atje. Unë jam këtu me mamanë dhe vëllain e vogël. Mamaja punon! Tirana është shumë e bukur dhe mikpritëse. Shpresojë që të lufta të mbyllet sa më shpejtë…”- tha një prej tyre.
Lot, trishtim, por edhe shpresë. Ky është portreti ukrainasve të ardhur në Tiranë, pas agresionit rus drejt Kievit. Këtu kanë gjetur një strehë të ngrohtë e të sigurte, për t’u larguar nga aroma e barutit,
“Unë jam këtu me fëmijët. Erdha në marsin e vitit të shkuar, sapo nisi lufta. Zgjodha Tiranën sepse është afër dhe e sigurt. Burri im është në Kiev, kemi biznesin tonë të cilin ai po përpiqet ta çojë përpara. Është shumë e vështirë, uroj që lufta të përfundoj sa më shpejtë.
“Jam këtu prej disa muajsh. Po kujdesem për vajzat. Ato shkollën e vijojnë online. Pjesa tjetër e familjes është në Ukrainë. Urojmë që të kthehemi sa më shpejtë në shtëpi!”- vijoi ajo.
Tirana është solidarizuar me Kievin në një vjetorin e agresionit të pa provokuar të Rusinë në Ukrainë. Një agresion që ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe qytete të shkatërruara dhe ka ndryshuar axhendën botërore.
Të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë, ministra, deputetë dhe ambasadorë të huaj në vendin tonë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në nder të viktimave prej bombardimeve ruse.