Udhëheqësit e G7-ës, të cilëve iu bashkua presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u takuan në një samit virtual të premten dhe lëshuan një paralajmërim të ashpër për vendet që ndihmojnë Rusinë t'u shmanget sanksioneve ndërkombëtare.
Në takimin, të organizuar nga kryesuesja aktuale e G7, Japonia, vendet anëtare theksuan angazhimin e tyre për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës, i nisur pikërisht një vit më parë, dhe paralajmëruan Moskën kundër çdo përdorimi të armëve bërthamore.
"Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda. Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
B.V/ReportTv.al