10 burra dhe një zonjë, Vate Staka zyrtarisht në KLP

17 Prill 2019, 14:44| Përditesimi: 17 Prill 2019, 14:46

  • Share

Nga kjo e mërkurë Vate Staka prokurori i Shkodrës është zyrtarisht anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata administrative e apelit ka konfirmuar për ReportTv se me skadimin 5 ditorë të afatit të ankimit në sekretarin e kësaj gjykate nuk është depozituar asnjë ankim që të kundërshtoj zgjedhjen e Stakës.

Më 11 Prill 2019 ora 13:20 Staka u zgjodh nga prokurorët me 135 vota për ti përfaqësuar ata në KLP, ndërsa dy ditë më parë KLP e drejtuar nga Genti Ibrahimi vendosi që mos ta pranojë Stakën deri në përfundim të afatit të ankimit.

Në mbledhjen e radhës planifikuar për të mërkurën e ardhshme pritet që Staka të zëvendësojë Antoneta Sevdarin të shkarkuar nga vetting, ndërsa në KLP e vetmja zonjë e mbetur mes 11 anëtarëve është Nurihan Seiti.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ahaha: 18/04/2019 17:30

    Ahahah pika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?