10 ditë nga thirrja e Arta Markut, asnjë aplikim për në KLP!

13 Shtator 2019, 13:55| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 13:57

  • Share

TIRANË- Dhjetë ditë nga thirrja e kryeprokurores Arta Marku për vartësit e saj për të plotësuar vakancën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ReportTv mëson se asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes.

Pas shkarkimit të të zgjedhurit nga radhët e prokurorëve, Genti Osmanit prej datës 2 shtator 2019 kur thirrja u bë publike ende asnjë kandidat s'ka aplikuar.

Më herët në KLP janë zëvendësuar Antoneta Sevdari prokurorja e zgjedhur nga radhët e akuzës së kryeqytetit, ndërsa me largimin e Osmanit KLP është me 10 anëtarë, duke bërë që vota e kreut të KLP-s Genti Osmanit të përllogaritet 1 votë e gjysmë për çdo vendimmarrje nëse dilet 5 me 5 mes anëtarëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?