Futbollisti Emiliano Sala dhe avioni

10 ditë nga zhdukja e Sala, gjenden pjesë të avionit në kanalin anglez

30 Janar 2019, 21:58| Përditesimi: 30 Janar 2019, 22:11

  • Share

Pas afërsisht 10 ditësh nga zhdukja e futbollist Sala disa pjesë të një avioni janë gjetur nga autoritet franceze në kanalin anglez.
Disa pjesë të një avioni janë gjetur gjatë kërkimit që po bëjnë autoritet franceze për zhdukjen e futbollistit Emilinao Sala. Në ujërat e kanalit anglez janë gjetur 2 jastëk të sendiljeve të një avioni, që besohet se I përkasin atij që po udhëtonte futbollisti. Pritet që një rezultat më të qartë ta japë ekspertiza.

Gjithsesi kaq ka mjaftuar që autoritet të mendojnë për nisjen e një tjetër aksioni për gjetjen e Sala, por edhe të pilotit të avionit. Për shkak të motit të keq por edhe kushteve të detit ky aksion nuk do të nisë para fundjavës dhe do të zgjasë 3 ditë.

Gjithashtu përveç ekipit të shpëtimit por edhe operacioneve nga Ministria e Mbrojtjes do të ketë edhe një anije të posaçme kërkimi për gjetjen e avionit. Të martën ndërkohë, në ndeshjen e “Premier League” mes Arsenal dhe Kardif janë mbajtur homzhet për futbollistin. Për gjetjen e trupit të 28-vjeçarit është akorduar edhe një fond privat prej 290 miojë paundësh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?