10 institucionet në ‘listën e zezë’ për tendera problematikë, 762 ankesa nga kompanitë në 2021, pranohet gjysma e tyre

12 Maj 2022, 16:10| Përditesimi: 12 Maj 2022, 19:25

  • Share

Tenderat e zhvilluar nga institucionet publike konsiderohen një nga burimet më klasike dhe të korrupsionit. Edhe pse gjatë vitit 2021 janë publikuar 1361 procedura prokurimi më pak se në vitin 2020, numri i ankesave për tendera është rritur me 3.7 %. Gjatë vitit 2021 janë referuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik 762 janë ankesa në lidhje me procedura të prokurimit publik. KPP, i njohur si gjykata e tenderave, ka pranuar 327 ankesa të kompanive për tenderat.

Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publike për vitin 2021.

Sipas raportit, rreth 61 % të ankesave për tenderat janë paraqitur në fazën e vlerësimit të ofertave nga kompanitë që kanë marrë pjesë në garë, ndërsa 39 % % të ankesave janë paraqitur për kriteret dhe dokumentacionin. Ankesat janë paraqitur nga 283 kompani kundër 223 institucioneve publike. Nga 223 organe publike në total, Komisioni i Prokurimit Publik ka listuar 10 institucionet publike me numrin më të lartë të ankesave ndaj tyre për procedurat tenderuese.

Lista kryesohet nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila ishte edhe objekt goditje nga SPAK në vitin 2021, ku u arrestuan 9 zyrtarë për tenderin abuziv të uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Më pas Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, në varësi të Ministrisë së Shëndetësi. Lista vijon me KESH dhe Bashkinë e Durrësit. Në vend të pesë për ankesa qëndron Posta Shqiptare, drejtori i të cilës Ervin Bushati, u shkarkua në mënyrë misterioze disa javë më parë.

Në vend të gjashtë për ankesa për procedurat tenderuese qëndron Bashkia e Elbasanit, e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ujësjellës Kanalizime Durrës, Bashkia Shkodër dhe në fund Ministria e Mbrojtjes. Raporti pritet të shqyrtohet nga Kuvendit në ditët në vijim, ndërsa do miratohet një rezolutë me disa rekomandime që duhet të zbatohen për vitin 2022.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?