Gjykata Kushtetuese

10 kandidatë për ta zëvendësuar Kalon në Gjykatën Kushtetuese, mes tyre Arta Marku dhe Gent Ibrahimi! Rikthehet gjyqtarja që ‘përplasi’ Metën me Kuvendin

8 Shkurt 2022, 18:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 18:29

  • Share

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, në Presidencë kanë aplikuar plot 10 kandidatë.

Bëhet fjalë për emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si kryetari aktual i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi apo edhe prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, apo edhe Komisionerit për Mbrojtjen e Të drejtës së Informimit dhe të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Ndërkohë që ka aplikuar edhe Arta Vorpsi, gjyqtarja e famshme e përplasjes së Metës me Kuvendin në nëntor 2019.

Kandidatët: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho, Sandër Beci.

Presidenca njofton se lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 08/02/2022 18:53

    Arta Marku e meriton plotesisht te perzgjidhet per ne GJK.Dhe mbi te gjitha e meriton Arta Vorpsi,te cilen presidenti i shkarkuar SHKELI dhe kushtetuten per te derguar atje te preferuarn e tij,zonjen Xhaferllari,duke e lene Arta Vorpsin ne shtepi,pavaresisht se parlamenti e kishte miratuar ate,duke qene e renditur me piket maksimale nga KED.Te pakten te koregjohet tani menjanimi i ketyre gjyqtareve te nderuara nga gara e metejshme.Fakti qe particka familjare e Meta- Monikes e kthyen parlamentin ne fushe beteje per te mos zgjedhur Markun si dhe veprimi i metejshem i Metes me Xhaferllarin tregojne "luften" e dukeshme e te padukeshme qe eshte bere ndaj ketyre zonjave dhe se ato jane kandidatura shume te mira e premtuese per ne GJK.Dhe jo se emrat e tjere si emri i kryetarit te KLP Gent Ibrahimi apo emrat e tjere nuk e meritojne!

    Përgjigju
    • Juli: 09/02/2022 02:19

      Arta Marku e meriton te shkoj po vemje me te keqe se besnik dervishi nuk ka ajdut matrapaz ku i gjeti pasurin pse nuk e hetojne ka ngrene me peden e pesen ajdut tokash ne bregdet pse nuk e heton spaku apo vetem keta qe ndertojne nga nje gardh pa leje dhe ata qe kapen me ashash keta qe jane me fuksjone kane rjepur popullin keta jane kriminela

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?