10 këngët më motivuese në histori, një prej tyre e Bebe Rexhës

19 Janar, 22:48| Përditesimi: 19 Janar, 22:53

  • Share

Një hulumtim i bërë së fundmi nga ekspertët psikologë ka zbuluar 10 këngët më të motivueshme të të gjitha kohërave. Në krye të listës renditet hiti i vitit 2007 në Britaninë e Madhe i Kanye West, “Stronger”.

Artisti rap del para Eminem, me këngën “Till I Collapse”, dhe dyshes David Guetta dhe Bebe Rexha me be“I’m Good (Blue)”, që pushtuan klasifikimet pas lansimit të saj në vitin 2022. Ndërkohë, përfundojnë pesëshen e parë klasikja e vitit 1982 nga Survivor, “Eye Of The Tiger”, dhe “Run” nga Snow Patrol.

Gjetjet dolën nga një analizë e 65 listave më popullore motivuese në Spotify dhe Apple Music, për të përcaktuar se cilat këngë bënin më shumë paraqitje – me “Stronger” që shfaqet në 14 lista në shërbimet digjitale të muzikës, shkruan The Mirror.

10 këngët

“Stronger”, nga Kanye West
“Till I Collapse”, nga Eminem
“I’m Good (Blue)”, nga David Guetta dhe Bebe Rexha
“Eye Of The Tiger”, nga Survivor
“Run”, nga Snow Patrol
“Forever”, nga Drake, Kanye West, Lil Wayne, & Eminem
“Can’t Hold Us”, nga Macklemore dhe Ryan Lewis (ft. Ray Dalton)
“Beast – Southpaw Remix”, nga Bob Bailey & The Hustle Standard
“Remember The Name”, nga Fort Minor (ft. Styles of Beyond)
“Not Afraid”, nga Eminem.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?