Kakavijë, 12 km radhë për të kaluar në Greqi! Rinis puna në sportelet greke pas 2 orësh mbyllje! Qytetarët: Jemi mall pa zot (VIDEO)

13 Gusht 2020, 09:32| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 17:03

  • Share

KAKAVIJË- Një situatë e pazakontë është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë kanë kaluar natën aty duke pritur në një radhë prej 12 kilometrash për bërjen e tamponit për të kaluar në Greqi. Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për dy orë, dhe më pas ka rinisur sërish, ku fluksi i mjeteve për të kaluar vijon të jetë tepër i lartë.

Sipas gazetarit Pirro Nase, kjo situatë epokale nuk ka ndodhur ndonjëherë, të paktën 30 viteve të fundit, ku radha e makinave shkon deri në impiantin e prodhimit të nënprodukteve të qumështit në Gjirokastër. Shqiptarë me dokumente greke, shtetas  grekë apo shtetas të tjerë të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për të bërë dokumentet kanë kaluar natën në makinë në Kakavijë dhe tashmë po përballen me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Qytetarët që u prononcuan për kamerën e Report Tv shprehen të revoltuar e mërzitur se nuk është marrë asnjë masë për këtë që po ndodh, ndërsa kanë gjithë natën që presin për të kaluar kufirin për në Greqi. Njëri prej tyre shprehet se nuk është faji i Greqisë, por i vendit tonë, pasi qeveria nuk po merr asnjë masë.

 "Erdhëm për pasaportat në Shqipëri, i nxorëm dhe do shkojmë për Greqi, por nuk shoh gjë në terezi", tha një qytetar nga Lezha. "Kam që 6 të mëngjesit as 500 metra nuk kemi ecur, do detyrohemi ta bëjmë më këmbë edhe tani pas 30 vitesh", tha një tjetër qytetar. "A e di qeveria për këtë? Jemi mall pa zot, s'ka faj Greqia", tha një tjetër qytetar i revoltuar.

Qytetarët po presin në radhë që prej ditës së djeshme, për shkak të masave të marra nga autoritetet greke me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it, ku një prej tyre është bërja e tamponit, gjë që ka shkaktuar grumbullime të mëdha njerëzish, por edhe mbyllja e pikës kufitare gjatë natës. 

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinohet për 7 ditë.

1597314354_kakvije.jpg

Ora 11:48
Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët të revoltuar: Jemi mall pa zot këtu, se ka fajin Greqia (VIDEO)

Qytetarët të cilët kanë kaluar gjithë natën në pritje në Kakavijë shprehen të revoltuar e mërzitur për kamerën e Report Tv. Ata thonë se nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse për këtë situatë . Njëri prej tyre shprehet se nuk është faji i Greqisë, por i vendit tonë.

"Erdhëm për pasaportat në Shqipëri, i nxorëm dhe do shkojmë për Greqi, por nuk shoh gjë në terezi", tha një qytetar nga Lezha. "Kam që 6 të mëngjesit as 500 metra nuk kemi ecur, do detyrohemi ta  bëjmë më këmbe edhe tani pas 30 vitesh", tha një tjetër qytetar. "A e di qeveria për këtë? Jemi mall pa zot, s'ka faj Greqia", tha një tjetër qytetar i revoltuar.

Ora 11:32
Situatë e pazakontë në Kakavijë, pala greke pezullon punën për kryerjen e tamponëve (VIDEO)

Qytetarët po përballen me një situatë të pazakontë ne Kakavijë, ku radhë prej 12 kilometrash janë krijuar, duke pritur bërjen e tamponëve, si detyrim për të kaluar në kufirin grek. Pala greke ka mbyllur portat dhe ka pezulluar punën, duke sjellë edhe revoltimin e qytetarëve të cilët po përballen jo vetëm me pritjen por edhe me temperaturat e larta. Për këtë veprim nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 14/08/2020 10:37

    JA si tallet greqia me keta mjerane.....rrini tani ne kufi 1 muaj per te kaluar kufirin,,,koka ben koka peson....

    Përgjigju
  • vjosa: 14/08/2020 10:35

    RRINI ne shtepi ,,mos shkoni ne greqi,,,do ju shfrytezojne,,,.shkoni e punoni per 5 leke...

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2020 00:18

    Po nga 3 Urat dhe nepermjet Jonit a e keni provuar kalimin?

    Përgjigju
    • Eri: 14/08/2020 08:14

      Eshte i mbyllur.Vetem Kakavia punon dhe Kapshtica.

  • Aman aman: 13/08/2020 19:15

    Ku duan te dine per pandemi shqipetaret...do ngjallin ata qe kane vdekur ne Shqiperi ndaj vijne..su bene njerez dhe nuk e kuptojne qe greku ka nxjerr probleme gjithmone e jo me sot ne kete situate.Rrini ne kufi se jeni mire tani.

    Përgjigju
  • Albi: 13/08/2020 15:48

    Erdhet per dokumenta mbaruat Pune ?? Kthehuni me avion ,pse vini nga 5-6 veta per te ber nje Passport te vij vetem atij qe i ka mbaruar pasaporta mbaron pun merr avinin per nje ore je ne Athine ,,, trashti me kete situat eshte katastrof kudo ne bote

    Përgjigju
    • Alban: 13/08/2020 16:47

      ketu po nisen nga anglia e nga novegjia me makine. Bejne nga 5000 km (vajtje/ardhje) si e si per te kursyer e per te mos paguar 4 bileta avjoni. Keto emigrantet e greqise janë pak te trullosur.coban hesapi.

  • Qirie zeneli: 13/08/2020 15:23

    njerez injorant po pse nuk ktheheni mbrapa mo njerez’ po ku shkoni ne kohe pandemie pse nxitoheni kaq shume.na akuzoni dhe shtetin ajde mendje ajde e ka mbyllur greku kufirin jo shqiptari o njerez injorant.

    Përgjigju
  • Gjakova: 13/08/2020 15:11

    Pune

    Përgjigju
  • Dhimitri: 13/08/2020 14:55

    Rahman Gashi bravo

    Përgjigju
  • asl: 13/08/2020 14:36

    O popull ku shkoni do ju fusin ushtare kunder turkut do vini per dhjam qeni,i therisni tepelekut.Maskara Greko,e kendon Janis Milokas.

    Përgjigju
  • Vasidhaqi: 13/08/2020 14:13

    A eh dine ku populle si ka ni epidemi Covid 19

    Përgjigju
  • Dhimitri: 13/08/2020 14:09

    Sa njerze te habitshem atje po plase lufta kta shkojne si cjapi te kasapi

    Përgjigju
  • Une: 13/08/2020 13:59

    Ai thote ska faj greqia.....edhe se e le te presesh ne rradhe me ore te tera

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 13/08/2020 12:42

    Po ca faji ka shqiperia ku gjith shqiptaret ne greqi kan nderruar emrat kombesin dhe jan bere me te keqij se greku.Shqipetaret me greqi kan urrejtjen me te madhe per shqiperin se sa greku vet .race e qelbur

    Përgjigju
  • Ermal: 13/08/2020 10:10

    Domethen 12 km, del te jet radha deri ne Gjirokaster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?