TIRANË- 10 magjistratë të diplomuar në vitin 2019 janë emëruar prokurorë në rrethe. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KLP ka caktuar në detyrë e prokurorit 10 magjistratët e tij, e ndërsa ceremonia e betimit do të bëhet ditën e nesërme. Report Tv ka siguruar listën e plotë të të emëruarve.
Gëzim Spahiu emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Shkodër.
Florian Boriçi emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Krujë.
Ledion Tema emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Berat.
Gjergj Ceka emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Korçë.
Adnan Hoxha emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.
Pierin Çukaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Pukë.
Ermina Manelli emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.
Alba Dhima emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë
Xhoana Mehmetaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkalles së parë Dibër.
Aurora Hajro emërohet si prokurore dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë.