10 mijë euro për 3 grabitësit e Rinasit / Qytetarët njoftojnë policinë: Ndodhen brenda Shqipërisë

6 Korrik 2019, 12:54| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 12:56

  • Share

Mbi 60 telefonata kanë mbërritur deri këtë të shtunë në Policinë e Shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, Talo Çelës dhe Eldi Çalës.

Të tre kërkohen nga Policia e Shtetit si të dyshuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas më 9 prill 2019 në bashkëpunim me Admir Murataj.

Këto informacione, - sqaruan burime nga policia, e cila po ashtu ka vendosur 10 mijë euro shpërblim, po verifikohen në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndërsa nga të dhënat e përftuara rezulton se tre të kërkuarit ndodhen brenda territorit shqiptar dhe disa prej telefonuesve kanë dhënë informacione që mund të çojnë uniformat blu drejt kapjes së tyre.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 06/07/2019 15:46

    vriti spiunat

    Përgjigju
    • Drejtesia: 06/07/2019 17:43

      Pse spina? Bashkepunimi me policine duhet te jete gjithmone... Po ti zene ata tre plehra e ti varin se ashtu e meritojne

  • Elvis: 06/07/2019 13:51

    Fillun spiunat hahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?