Ish futbollisti i Flamurtarit, Yll Hoxha

Sport

10 mijë euro rroga, Flamurtari humb gjyqin me një tjetër futbollist

24 Prill 2018, 18:27| Përditesimi: 24 Prill 2018, 18:33

  • Share

Nuk kanë të mbaruar gjyqet me futbollistët në klubin e Flamurtarit, ku thuajse të gjitha janë humbur nga klubi vlonjat. Ish futbollisti i Flamurtarit, Yll Hoxha, tashmë pjesë e Ferronikelit në Kosovë, ka fituar gjyqin ndaj klubit vlonjat sa i përket pagave të prapambetura për sezonin 2015-2016.

Faktikisht ky vendim është marrë në datën 19 prill, por nuk është bërë publik. Tashmë Flamurtari i detyrohet t’i paguajë Hoxhës rreth 10 mijë euro, së bashku me shpenzimet e gjyqit, të cilat arrijnë shifrën e 1 milion lekëve të vjetra.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?