10 mijë lekë në muaj, qeveria mbush llogaritë bankare të 300 individëve në Tiranë, Përmet e Peshkopi! Zbulohet projekti pilot për të nxitur pagesat dixhitale

2 Mars, 09:53| Përditesimi: 2 Mars, 15:51

  • Share

Qeveria do të ndërmarrë një projekt pilot për nxitjen e pagesave dixhitale në tre qytete, Tiranë, Peshkopi dhe Përmet. Qeveria do mbushë llogaritë e 100 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj me qëllim që të këto para ti shpenzojnë në platforma dixhitale. Gjithashtu do të lidhen partneritet me disa biznese që do të pranojnë të bëhen pjesë e këtij projekt piloti për të parë problematikat dhe ndërveprimet që sistemet kanë me bankat.

Pse duhet të ndërhyjë qeveria?

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tregon arsyen

“Kemi interes të reduktojmë cash në ekonomi e të vijojmë formalizimin dhe ky është një element  komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes për biznes cdo gjë bëhet me bankë dhe është  e kontrollueshme,për pagesat biznes individ vijon të kemi problematikat të përdorimit të cash dhe informalitet. Me këtë nxitje që do të japë qeveria do të mund të finalizojmë atë projektin tonë të fiskalizimit ku çdo gjë do të jetë elektronike, e thjesht për rbiznesin për ta shtyrë përpara progresin për inovacionin” tha ajo.

Këto u zbuluan në episodin e 6-të të sezonit të 3-të të të podkastin FLASIM, të kryeministrit Edi Rama. Në podkastin me temë “Celulari që bëhet kuletë” ishin të ftuar Armandi, Gejsi dhe Idliri, përfaqësues të aplikacioneve të parase elektronike "Pago", "eReja" dhe "Paysera", që shkarkohen lehtësisht në telefona smart dhe i mundësojnë çdo individi të kryejë me lehtësi pagesa pa komisione.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/03/2024 02:16

    Ne U.S pensionet dergohen ne banke,por jo per idiotizmat qe eksperimentojne keta pykat tane,por per ceshtje ambientalizmi,sepse duan te pakesojne perdorimin e letres megjithese cdo muaj te dergojne me zarf gjendjen bankare me nga 2-3 flete.S.d.q njerezit(jo vetem pensionistet) preferojne cash po aq sa dhe pagesen me karte,por nuk duan te paguajne /fee/ qe paguajne kur terheqin para nga bankomati,keshtu njerezit jane bere te zgjuar,kur duan cash ne vend te terheqin parate ne bankomat,blene me karte nga nje banane,ose cokollate ne supermarkete qe kushtojne me cente dhe kur kompjuteri i regjistrit/kases se dyqanit i pyet nese duan cash dhe sa duan japin shifren dhe marrin cash duke evituar fee e bankomatit.Nuk e di nese dhe ne Shqiperi behen numra te tilla. Si bankat,si njerezit e thjeshte perpiqen te tregohen sa me /te zgjuar/ kundrejt njeri-tjetrit.

    Përgjigju
  • Kuriozi: 02/03/2024 16:31

    Po LIRIA e individit nga çdo lloj qeverie / pushteti. Pse duhet ta di shteti SI dhe ku I shpenzoj une leket ? Kthehemi ne sistem kinez , ku shteti survejon Dmth LIRIA dhe privacia e individit është zgjedhje , dhe Jo imponim nga shteti.

    Përgjigju
  • Gjermoni: 02/03/2024 13:50

    Ne gjermani por edhe Amerike dhe ne Europe ma shume vende ku paguhet cash me lek ne dore sa te duash problem eshte qe ekonomia e vogel shqiptare nuk mund ti thote turistit ik paguaj me banke se nuk dua kesh pra biznesi mendon shyqyr qe po vjen turisti pra nuk eshte problem me lek ne dore apo pa lek ne dore problem eshte qe pensionistet skane mundesi te bejne as dy tre dite plazh per fat te keq ndaj jane femijet emigrant qe mbajne me lek ne dore kete Moshe nje pensionist ne periferi te tirones nuk mund te kerkoje bankomat ne shengjergj apo zona me te thella kur themi tirone para mendo zona tjera periferi qytetet

    Përgjigju
  • Patrioti: 02/03/2024 10:56

    Jepini nga 15.000 (te reja) ne muaj pa kushte te gjithe popullsise nga 25 vjec e siper dhe qe faktohet qendrimi permanent ne Shqiperi, nqs doni me zgjidh krizen e ikjes nga vendi. Per 2 miljon banor qe kena mbetur, eshte krejt e thjeshte nqs taksohet shtresa e larte. Shume e komentojne kete si nxjitje dembelizmi, por ne realitet eshte sigurimi i kushteve baze, qe i jep individeve mundesi te punesohen aty ku japin maksimumin dhe jo te punesohen per buken e gojes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?