Protesta ne Fier

Kronikë
Top 24

10 mln euro pa u paguar, punonjësit e By Pass-it të Fierit në protestë: Javën tjetër grevë në Tiranë

26 Shtator 2018, 14:12| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 14:17

  • Share

FIER-Punonjësit e By Pass-it që nuk kanë marrë pagat pas falimentimit dhe largimit të kompanisë “Serenisima” kanë protestuar sërish sot duke bllokuar për disa minuta rrugën kryesore në Levan. Ata kërkojnë pagat që nuk kanë marrë, që llogariten në 9.6 milionë euro.

Punonjësit shprehen se disa firma nënkontraktore, rreth 55, po falimentojnë, ndërsa 600 punëtorë janë gjithsej që nuk kanë marrë pagat.

Ata kërkojnë reagimin e kryeministrit Rama dhe ministrit Gjiknuri, pasi në të kundërt javën tjetër do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’u ngujuar në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri ka deklaruar pak kohë më parë se në By pass-i i Fierit shumë shpejt do të fillojnë punimet, që parashikohet të përfundojnë vitin e kaluar.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?