10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, OFL kërkon burimin e pasurive të trafikantit bashkëpunëtorë me policët dhe doganierët

4 Mars 2020, 13:57| Përditesimi: 4 Mars 2020, 13:58

  • Share

Florenc Tresa të cilit OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, është i arrestuar për trafik droge dhe në hetim si pjesë e një grupi prej 25 personash mes të cilëve edhe efektivë policie kufitare dhe doganierë.

Hetimet ndaj Tresës janë mbyllur në vitin 2018, dhe ai ndodhet në masë sigurie të arrestit me burg deri në marrjen e vendimit nga gjykata. Florenc Tresa akuzohet se më 5 shkurt të vitit 2017 ka trafikuar nga porti i Durrësit drejt Ankonës në Itali 8193 kg kanabis dhe në datë 19 mars 2017 trafikuan 2270 kilogram kanabis me një vlerë prej 80 milionë euro, sekuestruar nga policia italiane.

Ai akuzohet se këtë vepër penale e ka bërë në bashkëpunim dhe për 24 punonjësit doganorë të pikës kufitare në Portin e Durrësit dhe Qafë Thanës mes të cilëve edhe punonjës të policisë së shtetit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas OFL-së ndaj Florenc Tresës,  banues në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

OFL u kërkon të justifikojë pasurinë të dënuarit përjetë në kërkim për vrasje dhe trafikantit bashkëpunëtor me policë e doganierë


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?