Sociale

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!

4 Shkurt, 17:12| Përditesimi: 4 Shkurt, 17:15

  • Share

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbush sot plot 10 vite që është krijuar si institucion në vendin tonë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shprehet se është një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale

“Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet më tej në postimin e Ramës.
 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?