10 vjetorin e liberalizimit të vizave e kujtoi edhe Presidenti Meta i cili shkruan se është koha të mbrojmë këtë arritje të madhe dhe të bëjmë realitet anëtarësimin në BE.
"Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
10 vite nga liberalizimi i vizave/ Soreca: I lumtur që kemi kontribuar në këtë ngjarje historike! Meta: Koha të bëjmë të mundur integrimin në BE
B.K./ReportTv.al