Zadrima ka sjell në kujtesë Dom Antonio Schiarren, misionarin e kishës katolike e i cili i riktheu shpresën kësaj zone të varfër. Veprimtaria e tij 20-vjeçare nga ‘90 deri në 2012 në Zadrimë është përmbledhur në një libër të titulluar "Dhe shkretëtira do lulëzojë" me autore Brikena Lazrin.
“Domi ka qenë njeri i tillë që nuk të shlyhet nga mendja edhe nëse e ke taku veç 5 minuta në jetë”, tha shkrimtari Ernest Marku.
“Nuk ka libër qe përshkuan jetën e dom Antonio”, shprehet Simon Kulli, Ipeshkv i Dioqëzës së Sapës.
“Është kënaqësi që kam rrëfyer në këtë libër njohjen me dom Antonion”, tha prifti Nikolin Lemezhi.
“Dom Antonio ka kontribut dhe përtej dioqezës së Sapës”, veçon botuesi Frano Kulli.
Prifti italian kur edhi me mision në Dioqezën e Sapës e gjeti vendin në varfëri të skajshme ndaj përmes donatorëve siguroi ushqime, ilaçe e veshmbathje, madje edhe mjete pune si kazma e lopata për banorët e Zadrimës. Autorja e librit thotë se ka mbledhur dëshmi e foto të banorëve për të pasqyruar veprimtarinë e Dom Antonio Schiarren në Zadrimë.
“Në libër ka 350 foto dhe shumë dëshmi por desha të them se sa më shumë gërmon aq më shumë kupton se e kemi njohur pak dom Antonion”, tha Brikena Lazri, autore e librit.
Krahas veprimtarisë si klerik, Dom Antonio Schiarra ktheu shpresën shumë familjeve në nevoje si dhe realizoj një sërë projektesh, ndër to veçojmë, projektin unikal “Kambana e Paqes” që u realizua një dekadë më parë nga shkrirja e fishekëve të përdorur gjatë trazirave të vitit 1997. Përjetësia në Zadrimë të Lezhës, ishte dëshira e fundit e Dom Antonio Schiarres, i cili u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 75 vjeçare dhe prehet në kishën e Blinisht.