Kronikë
Top 24

10 vjet nga vrasja e ish-deputetit Xhindi, Balla: Jemi në rrugën ku ti ëndërroje të shkoje, krimi do zbardhet(VIDEO)

3 Maj 2019, 12:32| Përditesimi: 3 Maj 2019, 19:57

  • Share

"Jemi në rrugën ku Fatmiri ëndërroi të shkonte përpara". Me këto fjalë e nisi fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në Roskovec nga ceremonia e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi.

Nga kjo ceremoni, Balla iu zotua djalit të Fatmir Xhindit i cili është sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë se drejtësia e re do të zbardhë vrasjen e Xhindit për të cilën nuk ngritën kurrë gishtin drejt qeverisë së asaj kohe.

“Ne jemi në rrugën e duhur, në rrugën ku ëndërroi Fatmiri të shkonte përpara. Andueli ka pasur një barrë të rëndë mbi supe për të zëvëndësuar babain e tij. Andueli është një deputet korrekt, është një djalë korrekt. Merr pjesë rregullisht në detyrat parlamentare.

Unë jam sot këtu për t'iu thënë që ne nuk e kemi harruar detyrën që na ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit në një mënyrë ende të pasqaruar, një krim i cili goditi opozitën e asaj kohe, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2009. Nuk ngritëm asnjëherë gishtin kundër qeverisë së asaj kohe. Jemi të keqardhur nga mosreagimi i Prokurorisë së asaj kohe. Unë i bashkohem thirrjes së kolegut tim Anduel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do ta zbardhë këtë krim”, deklaroi Balla.

Një minut heshtje në cermoninë përkujtimore të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Fatmir Xhindi

Ndërkohë që djali i ish-deputetit të vrarë Anduel Xhindi tha se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën për vrasjen e babait të tij. 

“U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.

Komento

Komente

  • USA: 03/05/2019 17:45

    Zbardhet vrasjet e perfect edhe 21 janarit me votat e kaluara tani doni prape vota te zbardhni edhe vrasjen e xhindit.Mashtruesa te papare.

    Përgjigju
  • Ilo: 03/05/2019 16:28

    Asgje nuk zbardhet sepse pabesia ishte edhe nga brenda PS,e vrate sepse ishte me i miri nga ju horrat e PS dhe PD.

    Përgjigju
  • Beri: 03/05/2019 15:41

    Mos genje o Taulant sepse asgje nuk do zbardhesh as ti dhe as ata qe ishin. E keni mbyllur kete ceshtje me marreveshje te ndyre politike. Te gjithe ne Roskovec dhe ne Fier e dine arsyen. Le te flasin.

    Përgjigju
  • Lleshi: 03/05/2019 15:28

    Po ckeni bere deri tani keni 6-7 ne krye dheu akoma nuk e keni zbardhur krimin ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?