Prindër e fëmijë, janë mbledhur këtë fillim jave pranë Liqenit të Farkës. 10 vogëlushë do ta shndërrojnë Parkun Helen në një miniteatër... Janë vetëm disa nga fëmijët që Qendra e Kulturës dhe Librit për Fëmijë, e drejtuar nga Anisa Ymeri, ka trajnuar si pjesë të ‘Teatrit të fëmijëve’ për të dhuruar emocione përmes interpretimit të tyre. Ledian Gjeçi ka shkruar për ta katër pjesë e u jep porositë e fundit, duke u përpjekur t’i inkurajojë...
Së bashku me Alba Shtëmbarin ai vendos në skenë shfaqjet edukuese, ndërsa mirëpret publikun. Me pjesën ‘Mall’ u tërhiqet vëmendja fëmijëve, e veçmas të rriturve të mos i mëshojnë interesit por raporteve njerëzore... Çedukimi që vjen përmes rrjeteve sociale, që promovojnë dukjen më shumë se sa vlerën, ka impakt dhe mbi fëmijët.
Fëmijëve të dhënë pas sendeve materialeve e interesit, Gjeci u vendos përballë Herën. Një vogëlushe që pëlqen librat dhe do e kujdeset për të afërmit e saj... Mesazhet autori i përcjell edhe për “Ushqimin e shëndetshëm”. Tenton t’i bëjë prindërit të reflektojnë mbi pasojat e të keq ushqyerit.
Ndërsa për respektimin e ‘Radhës’ i vendos vogëlushët në një situatë gati kaotike... Por, rregulli dhe toleranca u bëhen ‘shokë’ të sigurt të rrugëtimit të tyre... Situatat komike ndihmojnë të ruhet ritmi i shfaqjeve dhe përfshijnë edhe më shumë publikun.
Përpiqet që përmes artit t’i ftojë të vegjlit të peshojnë meritokracinë Ledian Gjeci. Por, sigurisht që për “Vendin e parë” duhet të ndërgjegjësojë më parë të rriturit. 10 interpretuesit e vegjël e kanë përmbushur misionin deri në sezonin e ardhshëm...
Mbrëmja mbyllet me mirënjohje, jetësim të çasteve të bukura në një fotografi, e sigurisht me perëndimin e diellit që bie mbi Farkë...