100 artistë ekspozojnë, ‘Tirana e artit të 3 karantinave”, Shpend Bengu: Janë vepra të realizuara në një shekull!

24 Korrik 2020, 16:17| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 08:52

  • Share

Në rrugën “Jani Vreto”, në oborrin e banesës numër 6 në Tiranë, si rrallëherë janë ekspozuar 100 vepra të artistëve shqiptarë të realizuara gjatë një shekulli për Tiranën. “Tirana e artit të tre karantinave” është kuruar nga Shpend Bengu, i cili për “ReportTV” e konsideron këtë ekspozitë, një dhuratë për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.

“Unë doja të bëja “koncertin tim”, t’i dhuroja diçka qytetit tim, bashkë me miqtë e mi piktorë, muzikantë edhe poetë. Pashë shumë ambiente në Tiranë, por m’u dukën të ftohta. Pasi pashë shumë, me ndihmën e Andi Ibrahimit, i cili ma sugjerojë vendosa të ekspozojë këtu. Aq më tepër që është shtëpia e dy artistëve, e kompozitorit të ndjerë Selim Ishmaku edhe këngëtares Marina Grabovari”, shprehet kuratori Shpend Bengu.

Artistët më në zë i kanë besuar tablotë e tyre, në të cilat sjellin motive nga Tirana e dikurshme, dhe bashkëkohore Shpend Bengut.

“Pjesa më emocionuese e kësaj ekspozitë, ka qenë pikërisht momenti që kam nis të marr në dorëzim punët e  autorëve, që m’i kanë dhënë në mirëbesim. Sa i përket ekspozimit vendosa të ndjek rendin kronologjik, sipas moshës së artistëve, që nga Abdurrahim Buza edhe pastaj vjen me radhë, profesor Sadik Kaceli, Nexhmendin Zajmi, Ibrahim Kodra, Fadil Pëllumbi etj”.
Një iniciativë, e pambështetur nga institucionet, por që nesër mund të jetë shembull për këdo që ka dëshirë të bëjë art të pavarur

“Në kohë pandemie po bëhet edhe kjo ekspozitë, pa shkresa e aplikime, pa tenderë, edhe pa asgjë fare. Vetëm nga një artist i vetëm, këtë u thashë edhe kolegëve: Imagjinoni se çfarë mund të bëni ju bashkë”.

Ekspozita vazhdon të qëndroj hapur në vilën e dy artistëve, kompozitorit të ndjerë Selim Ishmaku edhe këngëtares Marina Grabovari.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?