Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 1 milionë turistë vizitojnë atraksionet tona të trashëgimisë kulturore dhe historike çdo vit, në 2013 vetëm 325 mijë

1 Prill 2021, 08:28| Përditesimi: 1 Prill 2021, 08:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama, përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 23 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e turistëve që vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike.

Më pas ai ka faktuar, se 1 milionë turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në vitin 2013.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?