Kryeministri Edi Rama

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 110 mijë gra dhe vajza kanë përfituar falas mamografinë dhe kontrollin gjinekologjik

3 Mars 2021, 15:31| Përditesimi: 3 Mars 2021, 15:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama në muajin e gruas përmes një “Instatory” ka postuar një ndër 100 arritjet e qeverisë në mandatin e dytë.

“Është kohë për jetë”, shkruhen në postim.

Teksa na ndajnë 53 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje “ Sa vajza kanë përfituar falas mamografinë dhe kontrollin gjinekologjik”, më pas ai ka shtuar se 110 mijë gra dhe vajza kanë përfituar falas shërbimet.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan në fund të postimit kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?