Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 12 qendra historike qytetesh janë restauruar vitet e fundit, duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre dhe duke rritur ekonominë e turizmin

31 Mars 2021, 08:32| Përditesimi: 31 Mars 2021, 08:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e qendrave historike qytetesh që janë restauruar në 7 vjet.

Me pas ai ka faktuar se 12 qendra historike qytetesh janë restauruar, duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme, e duke rritur ekonominë e turizmin e zonave përkatëse: Krujë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Voskopojë, Vuno, Dhërmi, Përmet, Kaninë, Theth.

"S'ka kohë për pushim", shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?