Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 24 vende të BE dhe Ballkanit qëndrojnë pas Shqipërisë sa i përket recesionit ekonomik për shkak të pandemisë

20 Prill 2021, 09:21| Përditesimi: 20 Prill 2021, 09:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 5 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e vendeve që lë prapa Shqipëria sa i përket recesionit ekonomik për shkak të pandemisë sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 33 vende të BE dhe Ballkanit.

Më pas ai faktoi se Shqipëria renditet e 9 duke lenë pas 24 vende të BE-së dhe Ballkanit, të cilat qëndrojnë pas vendit tonë, sa i përket recesionit ekonomik për shkak të pandemisë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?