Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 2.5 milionë banorë nga 1.4 në 2013 marrin shërbime me standarde më optimale të grumbullimit e menaxhimit të mbetjeve

19 Prill 2021, 08:25| Përditesimi: 19 Prill 2021, 08:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e banorëve që mbulohen sot me shërbime për marrjen dhe menaxhimin e mbetjeve.

Më pas ai ka faktuar se 2.5 milionë banorë nga 1.4 milionë në 2013 sot marrin shërbime me standarde më optimale të grumbullimit e menaxhimit të mbetjeve.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?