Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 300 milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar përmes Operacionit Forca e Ligjit , asgjësuam 78 grupe kriminale

9 Prill 2021, 08:23| Përditesimi: 9 Prill 2021, 08:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.

Teksa na ndajnë 16 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit.

Më pas ai ka faktuar se në 7 vitet e fundit janë hequr 300 milionë euro asete nga duart e krimit dhe vetëm përmes operacionit Forca e Ligjit u asgjësuan 78 grupe kriminale.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?