Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 38 xhami dhe kisha janë restauruar dhe janë kthyer në atraksione turistike vitet e fundit, s’ka kohë pushim

30 Mars 2021, 07:48| Përditesimi: 30 Mars 2021, 07:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 25 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e xhamive dhe kishave që janë restauruar vitet e fundit.

Më pas ai ka faktuar se 38 xhami dhe kisha janë restauruar dhe shpëtuar prej rrënimit, që sot janë kthyer në atraksione të preferuar turistike.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?