Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 6.4 milionë turistë në Shqipëri në vitin 2019 nga 2.3 milionë në 2013, s’ka kohë për pushim

16 Prill 2021, 08:12| Përditesimi: 16 Prill 2021, 08:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është rritur hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Më pas ai ka faktuar se hyrja e shtetasve të huaj është dyfishuar në 6.4 milionë turistë në 2019, nga 2.3 milionë në vitin 2013.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?