Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 8 milionë turistë do të vizitojnë Shqipërinë çdo vit përmes aeroporteve të reja në ndërtim, s’ka kohë për pushim

23 Prill 2021, 09:24| Përditesimi: 23 Prill 2021, 09:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e turistëve që pritet  të vizitojnë Shqipërinë përmes 4 aeroporteve të reja në ndërtim.

Më pas ai ka faktuar se 8 milionë turistë do të vizitojnë Shqipërinë çdo vit, përmes aeroporteve të reja të Kukësit, Vlorës, Sarandës si dhe zgjerimin e aeroportit të Tiranës.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?