Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Rritet me 140 mijë ha sipërfaqja e zonave të mbrojtura, gjithsej 600 mijë hektarë, shifra më e lartë në rajon

17 Prill 2021, 18:55| Përditesimi: 17 Prill 2021, 19:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 7 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa hektarë është rritur sipërfaqja e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Më pas ai ka faktuar se sipërfaqja e zonave të mbrojtura është rritur me 140 mijë ha, duke e çuar atë në 600 mijë ha dhe duke mbuluar 21% të territorit, shifra më e lartë në rajon.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?