Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Rritet me 36.4% paga minimale, nga 22 mijë lekë në 2013, sot 30 mijë lekë, tatimi mbi fitimin 0

21 Prill 2021, 08:47| Përditesimi: 21 Prill 2021, 08:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa përqind është rritur paga minimale gjatë viteve të fundit.

Më pas ai ka faktuar se 36.4% është rritja e pagës minimale e cila nga 22.000 lekë në vitin 2013 sot është rritur në 30.000 lekë, duke shtuar se e ka 0 tatimin mbi fitimin.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?