Kryeministri Edi Rama

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Sot 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore, në 2013 ishin 0! S’ka kohë për pushim

7 Mars 2021, 11:01| Përditesimi: 7 Mars 2021, 11:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama, përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

“Është koha për barazi”, shkruan kryeministri në postim.

Teksa na ndajnë 49 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje duke krahasuar numrin e programeve buxhetore dedikuar barazisë gjinore sot dhe në vitin 2013.

Më pas ai ka faktuat se aktualisht ka 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore, duke thënë se në vitin 2013 ato ishin 0.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?