Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Ulet me 51,4% numrin i vrasjeve, nga 107 në 2013, në vetëm 52 në 2020, s’ka kohë për pushim

6 Prill 2021, 08:35| Përditesimi: 6 Prill 2021, 08:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.

Teksa na ndajnë 19 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit.

Më pas ai ka faktuar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.

Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?