100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama 6 orë mbledhje me kabinetin qeveritar! Ministrat në 'sitë' për punët e bëra

22 Dhjetor 2021, 09:34| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 15:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama prej orës 09:30-15:300 zhvilloi një mbledhje me kabinetin qeveritar, ku analizuan punët e bëra në 3-mujorin e parë të mandatit të tretë qeverisës. Fokusi i kësaj mbledhje ishte pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk munguan edhe analizat për punën e bërë nga ministrat në 100 ditëshin e parë. Mbledhja u zhvillua për 6 orë pa praninë e mediave në 'Vila 30', në ish-Bllok.

Vendi ndodhet në alarm për shkak të variantit Omicron të COVID, i cili është përhapur masivisht në shumë vende të Botës e Europës, duke detyruar shumë shtete të rikthejnë izolimin. Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast me këtë variant, ndërsa vijon procesi i vaksinimit teksa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen edhe me dozat e treta.

Sa i përket procesit të rindërtimit, shumë familje janë futur në shtëpitë e reja para festave të fundvitit, teksa afati për përfundimin e të gjithë procesit është pranvera e 2022.

Kujtojmë se Partia Socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, u fut në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët arritën që të marrin 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD mori 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?