100 ditët e para të qeverisjes së Biden, të gjithë qytetarët me maska (VIDEO)

4 Dhjetor 2020, 09:25| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 12:08

  • Share

Për shkak të situatës së rëndë nga pandemia presidenti i zgjedhur Joe Biden është shprehur se do t'u kërkojë amerikanëve që në 100 ditët e tij të para si president të mbajnë maska.

Biden thekson se një masë e tillë do të reduktojnë shifrat e larta të të prekurve nga COVID-19.

Ai po ashtu nënvizoi se do të urdhërojë që maska të përdoret në të gjitha godinat qeveritare.

"Ditën e parë që do të betohem për jam përuruar të them se do t'i kërkoj publikut të përdorë maskën për 100 ditë. Vetëm 100 ditë për të mbajtur maskën, jo përgjithmonë. Dhe unë mendoj se do të shohim një ulje të konsiderueshme  të rasteve," tha Biden.

100 ditët e para të një presidence shihen si të rëndësishme  për të përcaktuar mënyrën sesi do të drejtojë presidenti i ri.

Presidenti i zgjedhur shtoi  se do të ishte "i lumtur" të merrte një vaksinë në publik për të qetësuar çdo shqetësim në lidhje me sigurinë e saj.

Edhe tre ish-presidentë - Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton thanë se ata janë gjithashtu gati të marrin publikisht vaksinën për të treguar se është e sigurt.

"Njerëzit kanë humbur besimin në aftësinë e vaksinës," tha Biden, duke shtuar se "ka rëndësi se çfarë bën presidenti dhe nënkryetari".

Biden tha se do të mbante Dr Anthony Fauci, ekspertin e lartë të sëmundjeve infektive të SHBA-së, si këshilltar kryesor mjekësor në ekipin e administratës së re, pavarësisht kritikave dhe kundërshtive që ka pasur ai muajt e fundit me presidentin aktual Donald Trump.

SHBA ka regjistruar 14.1 milion raste dhe 276,000 viktima nga Covid-19 më e larta nga çdo vend në botë.

Më 3 dhjetor janë regjistruar më shumë se 53 mijë raste me COVID-19 në SHBA, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?