Kronikë
Top 24

100 mijë euro dëmshpërblim/ Panucci nuk i ndahet Nishanit, ankimon vendimin e Gjykatës së Tiranës

4 Korrik 2019, 14:18| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 14:22

  • Share

Ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Christian Panucci ka vendosur që të ankimojë në Apel çështjen që kishte hapur me ish-presidentin Bujar Nishani. Kujtojmë se Panucci u 'rrëzua' nga Gjykata e Tiranës, pasi nuk konstatoi shkelje nga Bujar Nishani. Në këtë seancë ku gjykata vendosi të mos dënonte Nishanin, Panucci nuk mori pjesë.

Megjithatë Panucci nuk është ndalur me kaq dhe duket se do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje duke e çuar në Apel.

Trajneri i kombëtares së futbollit Christian Panucci, paditi në Gjykatë ish-presidentin e republikës, te cilit i kërkon ta dëmshpërblejë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, pasi pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, Nishani është shprehur për trajnerin e kombëtares se: "Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur."

Komento

Komente

  • ....: 04/07/2019 16:39

    Ne pamje te pare duket tamam si hitleri ky nishani

    Përgjigju
  • Adi: 04/07/2019 15:07

    Shkulja nje qime derrit se si hitler u dukerka Nishni per hair o Panuc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?