Rinat Akhmetov, presidenti i Shakhtar

100 milionë euro nga Chelsea, presidenti i Shakhtar Donetsk dhuron shumën e majme për ushtrinë ukrainase

16 Janar 2023, 16:26| Përditesimi: 16 Janar 2023, 16:27

  • Share

Mykhailo Mudryk është sulmuesi më i ri i Chelsea. Blutë e Londrës ofruan 100 milionë euro për ukrainasin e Shakhtar Donetsk, duke bërë që klubi nga Ukraina të fitojë shumën e majme.

Në lidhje me këto të ardhura të majme, presidenti i Shakhtar, Rinat Akhmetov ka vendosur që 1/4 e kësaj shume ta dhurojë për ushtrinë e Ukrainës. 25 milionë euro do akordohen për ushtrinë, me Ukrainën që vuan ende agresionin rus prej 24 shkurtit të 2022.

"Po dhurojmë 25 milionë euro sot, për të ndihmuar ushtarët tanë, mbrojtësit dhe familjet e tyre. Paratë do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme , nga ofrimi i trajtimit mjekësor dhe mbështetje psikologjike deri në përmbushjen e kërkesave specifike. Për të siguruar transparencë, projekti do të ketë një ekip profesional të pavarur që do të jetë në kontakt me ministrinë përkatëse", tha Rinat Akhmetov.

Mykhailo Mudryk në prezantimin me Chelsea

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?