Marcelo Brozovic

100 milionë euro për tre vite, përfundon 'telenovela' Brozovic

3 Korrik 2023, 16:17
  • Share

Gjithçka është përcaktuar për transferimin e Marcelo Brozovic nga Interi te Al Nassr në Arabinë Saudite. Kroati do largohet nga Milano dhe do fluturojë për në ekipin e ri, ku do të fitojë rreth 100 milionë euro për tre vjet. Zikaltërit do përfitojnë 18 milionë euro për kartonin e lojtarit, me vizitat mjekësore që u kryen të shtunën në Paris, ndërsa këtë mëngjes ka mbërritur edhe nënshkrimi i kontratës.

Sipas medieve në Itali gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga Al Nassr, me lojtarin që do bashkohet me grupin në Portugali, aty ku arabët po zhvillojnë fazën përgatitore.

Pas 8 sezonesh e gjysmë aventura e Brozovic përfundon te Interi. Ai u bashkua me zikaltërit në janar 2015 nga Dinamo e Zagrebit, teksa mesfushori largohet me 330 paraqitje, 31 gola dhe 5 trofe të fituar, një titull kampion në Serie A, dy Kupa Italie dhe dy Superkupa të Italisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?