Donald Trump

Bota

Trump ‘thyen’ rekordin e Bill Clinton, mban 100 minuta fjalim, më i gjati në dekada në Kongresin amerikan

5 Mars, 11:30| Përditesimi: 5 Mars, 11:37

  • Share

Fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në Kongres të martën zgjati një orë e 40 minuta, më i gjati në të paktën 60 vjet. Trump theu rekordin e vendosur nga ish-presidenti Bill Clinton në vitin 2000, prej 89 minutash, sipas La Republicca dhe Projektit të Presidencës Amerikane, i cili gjurmon fjalimet që nga viti 1964.

Gjatë fjalimit të presidentit aktual amerikan u përfshinë disa pauza të gjata për duartrokitje si edhe një sërë ndërprerjesh nga demokratët në sallë.

Ndërsa komentet e Trump mund të kenë kohëzgjatjen më të gjatë në dekada, ish-presidentë të tjerë kanë prodhuar fjalime me numërim më të lartë të fjalëve.

Gjatë fjalës së tij, Trump mbrojti veprimet e ashpra që nga ditët e para të administratës së tij, duke përfshirë tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?