Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së 27-të në Superligë dhuroi emocione në fushë, teksa goli i barazimit u shënua në limite me penallti. Të dyja skuadrat i zgjasin "stresin" vetes, pasi Tirana ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Egnatia pesë ndeshje radhazi pa tri pikë. Ibrahimoglu shënoi për rrogozhinasit në minutën e 74 pas një vendosje jo të mirë nga Hoxhallari në prapavijë, teksa goli i barazimit u shënua nga Kristal Abazaj me penallti të konfirmuar me VAR në të 90+7'.
Lajmi kryesor:
Renditja/ 'Poker' Erzenit, Partizani shënon 4 gola në udhëtim! Tirana barazon 1-1 me kryesuesit e Egnatias
S.Dh/ReportTv.al