Politikë

“100 mln euro subvencione për fermerët”, Basha takime me qytetarë në Elbasan: Heqim taksën Rama tek karburantet

9 Prill, 12:48| Përditesimi: 9 Prill, 13:10

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët për të prezantuar programin ekonomik. Gjatë takimit që pati me qytetarë dhe biznese në tregun e Elbasanit, Basha tha se si forcë e djathtë, jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulëta.

Ai më tej foli për disa nga angazhimet që forca politike që drejton do të ndërrmarë si taksa e sheshtë, tatami mbi të ardhurat dhe tatami mbi biznesin 9%. Sipas tij, biznesi i vogël me xhiro deri në 12 mln lekë nuk do të ketë taksa, si dhe do të hiqe “taksa Rama” prej 240 lekë të vjetra/litër, pjesë e çmimit të karburanteve.

“Si forcë e djathtë, ne jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulta. Për këtë qëllim, ne zotohemi:
-Të fuqizojme shtresën e mesme; 
-Të vendosim taksën e sheshtë 9%; 
-Të kemi tatim mbi të ardhurat personale 9%; 
-Të kemi 9% edhe tatimin për biznesin; 
-T’i heqim fare taksat për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë të reja; 
-Të ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore; 
-Të aplikojmë pullën fiskale, të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla, duke ofruar shërbimin ku dhe kur kërkon tatimpaguesi;
-Të vendosim kompesimin apo rimbursimin automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues, duke eliminuar abuzivizmin, korrupsionin si dhe ndërhyrjen e adminsitratës tatimore;
-Të bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë dhe duke shumëfishuar luftën kundër korrupsionit;
-Të eleminohen Privilegjet fiskale për investitorët strategjik;
-Të heqim “taksën Rama” prej 240 lekë të vjetra/litër, pjesë e çmimit të karburanteve. 
Me reformat strukturore, rikonceptimin e modelit ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit, ne synojmë një rritje ekonomike nga 5 deri ne 8%. 
Ne jemi të vendosur të çlirojmë tregun nga aktorët abuzive dhe klientët e korruptuar të qeverisë duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm. Duke patur në thelb lirinë e tregut, taksa të ulta dhe mirëqeverisjen, ne synojmë uljen me 50% të varfërisë në fund të mandatit të pare” – tha ai.

Basha më tej vijoi takimet me fermerë në Baldushk të Tiranës, nga ku dëgjoi problemet me të cilët përballen për shkak të mbështetjes së qeverisë. Duke iu referuar vjedhjes së fondeve të IPARD, ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që qeveritarët vjedhin taksat edhe të shqiptarëve por edhe të europianëve. Pransaj, sipas tij më 11 maj zgjedhaj është ose lekët në xhepat e fermerëve, ose në xhepat e shokëve të Ramë tek 7x7-313.

Basha gjithashtu tha se programi i Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe ndihmë direkte pa ndërmjetës, ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.

“Lekët janë o tek xhepat e fermerëve, o tek xhepat e qeveritrëve të korruptuar. Ky është i vetmi vend ku qeveritarët vjedhin taksat e shqiptarëve edhe taksat e europianëve. Erdhën lekët e IPARD-it, në vend që të ktheheshin në subvencione për fermerët shqiptarë, qindra milionë euro, i morën i bën vila në bregdet. Pa luftuar korrupsionin, nuk sheh ditë të bardh as fermeri as njeri tjetër në Shqipëri. Jo thjesht dërgimi tek 313-ta, por konfiskimi i pasurive që u kanë vjedhur shqiptarëve. Edhe një herë, lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e 7x7-313” – tha Basha me fermerët në Baldushk.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?