100 € për në BE, s'i ndaloi policisë dhe u arratis, kapet 37-vjeçari që transportonte emigrantët me 'Ford'-in me qira

26 Gusht 2020, 11:28| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 12:42

  • Share

TIRANE-Një tjetër person është arrestuar nga policia i akuzuar për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë. I arrestuari është V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për trafik dhe kallëzim të rremë në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”.

Sipas policisë, 37-vjeçari në 23 gusht në fshatin Cangonj, Devoll u pikas duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm dhe  në momentin që policia e urdhëroi të ndalonte, nuk iu bind, por braktisi makinën tip “Ford” dhe u arratis nga vendi i ngjarjes.  

Kundrejt fitimit prej 100 euro ai u iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së. Por 37-vjeçari për të shpëtuar bëri një lëvizje që e rëndoi akoma më shumë.

Pas ngjarjes ai u paraqit në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që e kishte marrë me qira me të cilën po transportonte emigrantët, por tashmë do të akuzohet për dy vepra penale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?