POGRADEC- Pamjet filmike nga momenti ku hotel 'Voloreka' qëllohet me breshëri armësh kanë çuar në identifikimin e një prej autorëve, e për pasojë edhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik në ditë më parë. Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë ndaluar 34 vjeçarin, e identifikuar si Mariglen Topuzi, i dënuar më herët për shkatërrim prone me armë zjarri, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka qenë një sherr me pronarin e hotelit, Jetmir Muçllarit dhe djalin e tij që kanë provokuar 2 atentate, brenda 7 ditëve, 1 më 1 gusht dhe tjetri një ditë më parë. Tre personat e shpallur në kërkim Ilirjan Berberi, 52 vjeç, banues në Tiranë, Merad Berberi 34 vjeç dhe B. S., 28 vjeç, të dy banues në Pogradec. Ndaj tyre, grupi hetimor bën me dije se ka prova të forta që janë autorë të dy sulmeve me armë, të cilët fatmirësisht nuk përfunduar me jetë të marra, por dëme të mëdha materiale në godinën e hotelit, por edhe të 7 automjeteve që ishin të parkuara.
"Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip "Suzuki", pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë", njofton Policia.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për tre veprat penale "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera", "Prishja e qetësisë publike", "Armëmbajtja pa leje".
Njoftimi i plotë i policisë
Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht. Shpallen në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.
Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr").
Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
• I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
• M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
• B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip "Suzuki", pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë. Vijon puna për sqarimin e mëtejshëm dhe kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera", "Prishja e qetësisë publike", "Armëmbajtja pa leje".
Ky është Mariglen Topuzi, i riu që qëlloi me breshëri arme ndaj hotel "Volorekës". Ai u ndalua ditën e sotme nga uniformat blu, teksa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nqs SPAK dhe BKH do ishin institucione serioze qe me vertete hetojne, ne Pogradec do gjejne me dhjetra prona te fshehura te Ilir Metes dhe Ridvan Bodes.
PërgjigjuDhe çfarë ndryshimi do sjellin kto se ndryshohen ministra e drejtora, ik hajdut ec hajdut sot e 30 vjet
PërgjigjuKush e do si e ka pas hallin POR tip i zgjut duket
PërgjigjuInteresante
Ketij ja kan vra te atin para syve,ishte femije,dhe e pa gjith ngjarjen.Me sa po flitet,kane nje zenke banale,e akuzojne per deme ata te Veladinit(pronari i biri i Veladin Cekicit),ky nuk pranon te kete bere gje,dhe degjeneroi deri ketu.Gjeja qe me ben habi,qe ky djale te lidhet me Lilin e Rrushkes,i Akuzuar per vrasje,jo zyrtarisht nga ligji,por ruhet se eshte ne hasmeri.Filloni ti quani sic i njohin te gjithe,Pronari i hotelit,nuk eshte engjell,ky bente pjese ne ato qe rendom i quajne grupe te te forteve.Ku prej grupit te tyre ka te vrare,nje eshte kusheri i pare i tij po prej nje mbiemri,Cekici,po te te njejtit fshati Buçimas.Te kujt jane pronat qe kane keta?ne qofte se jane te tyre,si i kane bere? Pse jane ne Sherr me ilir Berberin? Ne Pogradec,jane dy dogana,ne vitin 1995,eshte vrare nje komisar policie,me origjine nga Shkodra,duke grene darke ne restorant,dhe me siguri i them,behej nje kontrabande cigaresh nga dogana e qafthanes,e frikeshme,dhe Ilir Berberi ishte protagonist absolut,por per vrasjen e komisarit akoma nuk ka autor.Pak dute me vone,eshte vrare nje djale i te20 tave,flitej qe komisari kishte prishur disa pazare.Pogradeci ka shume mistere,e perseris,ka dy dogana,dhe te gjithe e dine si ka qene Shqiperia,ka pas drejtues ne ato dogana ne kohen qe u vra Komisari,qe i zhduken,nga sot neser.Ka pas dhe ndoshta ka akoma lidhje korruptive te forta ne Pogradec,midis politikes dhe krimit.Spak duhet te hetoje te gjitha posurite ne Pogradec,dhe kam bindje qe nuk do te dalin te gjitha te autoktoneve,ashtu si figurojne.
Bravo policia
PërgjigjuRilindja eshte e poshter. Lleshi eshte i paafte. Policija eshte lidh me krimin. Ky vend s behet. Broçkullisni më se na çat koken.
PërgjigjuDeri sa e kan zbulu do te thotë që policia po punon. Si thua ti?
Ministrat qe do ikin duhet vene burg, jo te lihen te qete shijojne miliardat, qe ata qe do vene mos ti numerojne mbrapsht ditet tyre. Shtet e qeveri e kalbur.
PërgjigjuThyejani njehere kockat dhe pastaj cojini per gjykim.
PërgjigjuE ka patur si e ka patur hallin ka gjuajtur ne drejtim te dhomave me turiste dhe kane demtuar makinat e njerezve qe s'kishin lidhje me hallin e tij. Ndaj jo kockat, por dhe mishin t'ua presin e t'ua mbushin me kripe se mbase vene mend.
Sipas teje ka gjujt me kallash për qef apo do ket naj hall?
Cfar prova me te forta me kallacnikov ne mes te volorekut me drita sikur me qene pushtues
Përgjigjue perse jane konfliktuar????
Përgjigju