Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Taulant Balla ka folur për rëndësinë e mbështetjes amerikane në vendin tonë. Ndër të tjera citoi ish-presidentin Woodrow Wilson dhe qëndrimin që mbante një shekull më parë për të mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar.
“… Mendimi i përbashkët i yni ka qenë se nuk është as e drejtë e as zgjidhje që të aneksohen si plaçkë lufte territore të banuara nga një komb tjetër. Qeveria amerikane nuk është e gatshme të njohë asnjë zgjidhje të padrejtë, të bazuar në një traktat të fshehtë, kushtet e të cilit janë të papajtueshme me situatën e re në botë. Shtrohet çështja nëse Qeveria amerikane ka mundësi të bashkëpunojë apo jo me fuqitë mike të Europës për këtë vepër të madhe: ruajtja e paqes në botë nëpërmjet zhdukjes së shkaqeve kryesore të luftës…", ishin fjalët e Wilson që citoi Balla.
Ndër të tjera theksoi se SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë që përbën themelin e politikës së jashtme.
"Unë mendoj se sot pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Ndërsa sot bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që SHBA kanë dhënë ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes. Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direkt të Presidentit të SHBA", tha Balla.
Lajmi kryesor:
100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Pompeo në Tiranë! Alibeaj përfaqëson opozitën edhe në ceremoninë me njeriun e Trump, mesazh Berishës: Rrezikon miqësinë më Amerikën
//ReportTv.al