Presidenti Meta dhe ish-deputeti britanik, z.John Timothy Grogan

“100 vjet marrëdhënie Britani-Shqipëri”, Presidenti Meta takim me ish-deputetin Grogan: I lumtur të prisja një mik të shkëlqyer të vendit tonë

10 Qershor 2022, 19:56| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 19:59

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan me rastin e 100 viteve të marrëdhënieve diplomatike Britani e Madhe dhe Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta bëri me dije se e ka falënderuar zotin Grogan për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar në Britani.

 “I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, ka shkruar presidenti.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 10/06/2022 21:15

    Qesharake ! "Thatesire" lajmesh nga Presidenca !Ka pritur nje ish deputet.... Nuk ka prsidence ne bote,te njoftoje te tilla lajme ! Niveli pertoke ! Tironci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?