Kronikë

100 vjet parlament, ripërpunohet kënga e Kongresit të Lushnjes (DËGJOJENI - Video)

18 Janar 2020, 14:40| Përditesimi: 18 Janar 2020, 18:47

  • Share

Në kuadrin e veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës.

Këngën nga tenori Josif Gjipali jua përcjellim ta dëgjoni (Audio e Kuvendit te Shqiperise ndërsa foto-montazhi nga Shqiptarja.com).

Teksti i këngës

Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret

Të shpëtosh nga kjo natë

Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë

Armikut jepi datë.

(Refreni)

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

Shqipëria lidhi besë.

Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell

Për ty, o i larti Kongres.

II.

Me sa humbet drejtësia

Aq shuhet shpresa jonë

Nuk pushtohet tokë e Kastriotit

Trimërinë e ka zakon.

III.

Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar

Në statutin tënd të shtrenjtë

Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë

Bashko atdheun e shenjtë.

IV.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut

Shkrepëtim të bjerë e flakë

Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?