Pamje nga festimet për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Opinion

100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Festa e turpshme e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës që nuk do të harrohet kurrë

28 Nëntor 2020, 18:52| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 18:57

  • Share

Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë.

Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamje mjaft skandaloze. Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berishë si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare dhe për tu tallur me popullin.

Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikonin pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë. Lexo.al/

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ukë Kulici: 29/11/2020 21:17

    As nuk eshte bere dhe as nuk eshte gati me u ba.

    Përgjigju
  • Iris: 29/11/2020 03:15

    Vertet ishin pamje te turpshme,por nuk ishte faji i Sales e Bashes per c'ka bejne shqipot.I keni pare kur dynden kur del kungimi ne kisha,apo te dielen e Pashkeve kur marrin drite?Vete kam qene prezente ne tre raste,nje here ne amb.greke,ku njerezit i kapercenin kordonet ndares,brenda oborrit te ambasades, si gardhet e kopshtit,nje here ne kishe ku fale turmes dola nga kisha,por jo me kembet e mija,pasi turma u dynd e na ngriti peshe e na morri perpara,dhe nje here kur po shkoja me bus ne Boston.Ketu kur zbret nga autobuzi duhet te presesh rradhen,dalin ne fillim te paret e me rradhe.Nje shqipo me te birin,nga fundi i bus tentoi te dilte i pari,por nuk e lane.Pra mos fajsoni politikanet per kete zakon te shemtuar qe kemi,fajsoini per cdo gje ,por jo per kete.

    Përgjigju
  • mond: 28/11/2020 20:17

    Kane kaluar vetem 8 vite,dhe ato pamje duket sikur vijne nga thellesia e kohes,njerez te papare,te pakrehur e te paveshur, dhe si mos mjaftonte kjo organizimi allarrumpalle i asaj ngjarje si dhe cdo pune te rrumpallistave i vuri vulen e turpit momentit qe duhej te mbetej simbol ne histori por ne fakt eshte nje shfaqje qe te tmerron dhe personalisht nuk dua ta shoh asnjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?