Foto ilustruese

Politikë
Top 24
Drejt Punës

1000 studentë ekselentë punësim në administratë/ Në pak orë, 64 aplikime në portal

12 Janar 2019, 14:45| Përditesimi: 14 Janar 2019, 13:19

  • Share

Ashtu siç premtoi në dhjetor të vitit të kaluar për studentët, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë dhe prezantoi dje platformën online punëtëmbarë.al për punësimin e rreth një mijë studentëve ekselentë në administratë (Lexo këtu). Kreu i qeverisë u shpreh se kjo platformë nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve.

E kur nuk janë mbushur akoma 24 orë nga prezantimi i platformës nga kryeministri Rama, burimet bëjnë me dije se kanë mbërritur 64 aplikimet e para nga studentët, duke treguar interes të lartë mbi këtë vendim. Kjo është një ndër pikat e Paktit për Universitetin i cili sipas Ramës do tw bëhet publik brenda janarit.

Ç’është punëtëmbarē.al
Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni. Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt./lexo.al/

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saikeq tahiri: 12/01/2019 16:22

    Perralla me mbret qe i hane vetem pensionistet komuniste mbi 80 vjec se njerezit normale e dine shume mire realitetin dhe hipokrizine qe karakterizon partine edviniste.

    Përgjigju
  • Damjani: 12/01/2019 15:46

    MOS U CUDITUNI O POPULL JANE PUNESIME VETEM PER FRESHISTET DHE JO PER STUDENTE TE PA POLITIZUAR QE PROTESTOJNE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?