Kultura

100-vjetori i Giacomo Puccini-t, mbrëmje muzikore në COD! 'Vissi d'Arte, Vissi d'amore' sjell figurën e kompozitorit

3 Dhjetor 2024, 10:52| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 14:18

  • Share

“Vissi d'arte, vissi d'amore” solli mbrëmjen e së hënës në vëmendje krijimtarinë dhe veprat e kompozitorit të madh të kulturës botërore, Giacomo Puçini. Aktiviteti në të cilin u interpretuan veprat më të njohura të Puçinit, përfshiu romancat për vokal-piano, veprat pianistike (premierë), arie te "Suor Angelica" për oboe-piano dhe pjesë nga "Toska" për 4 duar në piano.

Po ashtu personalitete të shquara të artit muzikor shqiptar analizuan jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit, duke theksuar rëndësinë e veprave të tij në historinë e muzikës dhe ndikimin e tyre në artin e operës.

“Figura që sot përkujtojmë është një ndër modeket më të përkryera që jo vetëm ka arritur të komunikojë me publikun, por ka arritur të provokojë, sensibilizojë dhe arrijë fitoren e muzikës mbi të keqen. Kjo është forca e artit. Puçini ka arritur të hyjë në botën njerëzore në galerinë e pasur të personazheve që sjell në 12 operat e tij.”, u shpreh kompozitori Zef Çoba.

E pranishme ishte edhe Shqipe Zani, soprano e njohur të TKOB, e cila ka interpretuar role të rëndësishme të Puçinit.

“Vërtetësia e Puçinit fillon që me libretin dhe ai bëhej një me personazhin. Pra nëse Puçinin do ta këndoje do të bnëheshe pjesë e personazhit për muzikën, për thellësinë, për vërtetësnë e muzikës së Puçinit. Është e pamundur mos këndosh arien e Rudolfit dhe Mimisë. Kam patur fat me Gaqo Çakon të këndoj aktin e tretë të Toskës. Në kohën tonë nuk viheshin gjithmonë të plota veprat, por edhe me akte. ‘Visi d’arte, visi d’amore është ajo çfarë vëtë Puçini ka jetuar me art e me dashuri.”, - tha ajo.

Aktiviteti u organizua nga Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të kompozitorit Puçini.

B.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?